Bashkia jep alarmin: Kjo rrugë është shumë e rrezikshme, një pjesë shkëmbore rrezikon rënien, pezullohet përkohësisht qarkullimi

Publikuar tek: aktualitet, më 18:05 17-01-2021 Bashkia jep alarmin: Kjo rrugë është shumë e rrezikshme, një pjesë shkëmbore rrezikon rënien, pezullohet përkohësisht qarkullimi

Bashkia e Pukës ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për shoferët që përdorin sëgmentin rrugor Kryqëzim Hadroi - Gjegjan – Mirditë, duke njoftuar se qarkullimi në këtë rrugë do të pezullohet përkohësisht.

Në njoftim thuhet se bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur, duke bërë shembjen e një pjese shkëmbore që rrezikon rënien.

Ndaj nesër nga ora 11:00 -13:00 aksi rrugor Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë do të jetë i bllokuar.

Njoftimi i bashkisë Pukë:

PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË QARKULLIMIT NË RRUGEN E GJEGJANIT

Nisur nga rrezikshmëria me të cilen po përballen përdoruesit e segmentit rrugor nacional, Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë, bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen me forcat e veta për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur. (Shembjen e një pjese shkëmbore që rrezikon rënjen)

Për këtë qëllim, nesër, e Hënë, datë, 18.01.2021, aksi rrugor Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.

Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënja e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore.

Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë përshkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë.

Ju faleminderit për mirkuptimin!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Yuri Kim me ambasadoren suedeze pozojnë para statujës së Skënderbeut, blejnë gështenja të pjekura dhe dëgjojnë muzikë tek Liqeni Artificial (FOTO)
Temperaturat e ulëta dhe pandemia, Ministria e Arsimit lëshon urdhër të ri për shkollat »
Article Logic
Execution time: 0.011142015457153
array(1) { ["section"]=> string(132) "bashkia-jep-alarmin-kjo-rruge-eshte-shume-e-rrezikshme-nje-pjese-shkembore-rrezikon-renien-pezullohet-perkohesisht-qarkullimi-235354" }