Bashkia Lezhë kërkon ndihmën e vullnetarëve për t'u shërbyer të moshuarve

Publikuar tek: aktualitet, më 14:30 29-03-2020 Bashkia Lezhë kërkon ndihmën e vullnetarëve për t'u shërbyer të moshuarve Bashkia e Lezhes

Bashkitë e vendit e kanë të vështirë për t'u ardhur në ndihmë të gjithë pensionistëve, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpia, pas urdhrit të dhënë nga qeveria.

Bashkia e Lezhës ka kërkuar ndihmën e vullnetarëve në mënyrë që të ketë mundësi t'u shërbejë të gjithë pensionistëve.

Vullnetarët do të ndihmojnë të moshuarit duke u bërë pazaret dhe shërbime të tjera të domosdoshme.

"Nisur nga situata e krijuar për shkak të virusit COVID-19, të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpija për asnjë motiv.

Nisur nga kjo, lind nevoja për VULLNETARË, të cilët do u japin ndihmë të moshuarve për bërjen e pazarit dhe shërbime të tjera të domosdoshme.

Çdo vullnetar/re, që bëhet pjesë e skuadrës së Bashkisë Lezhë është një ndihmë per ne!

Na telefono në 0686694445 ose na shkruani në in-box ne faqen Bashkia Lezhë ", shkruhet në njoftim

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088231563568115
array(1) { ["section"]=> string(80) "bashkia-lezhe-kerkon-ndihmen-e-vullnetareve-per-t-u-sherbyer-te-moshuarve-200536" }