Disa objekte në zonën e Liqenit Artificial janë rrafshuar nga Bashkia e Tiranës.
Fadromat kanë prishur disa objekte, ndërsa nuk ka patur rezistencë nga ana e pronarëve të tyre. Gjatë aksionit ka asistuar edhe policia. Për Bashkinë e Tiranës kjo është një tjetër hapësirë publike që i kthehet qytetarëve kryeqytetas.