Bashkia nis rehabilitimin e zonave ku është ndërhyrë deri më tani (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:39 17-08-2015 Bashkia nis rehabilitimin e zonave ku është ndërhyrë deri më tani (Foto)

Paralelisht me aksionin për lirimin e hapësirave publike në Njësinë Administrative nr. 5, Bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin dhe rehabilitimin e zonave ku është ndërhyrë deri më tani. Pas inspektimit në terren, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, në një prononcim për mediat, theksoi se aksioni do të vijojë pa asnjë kompromis deri në rikuperimin e hapësirave publike.

“Ky është një aksion që ka nisur e nuk ka për të ndaluar derisa ne të rikuperojmë çdo hapësirë publike, e cila duhet t’i rikthehet qytetit. Nuk bëjmë kompromis me zhulin. Do i kthejmë qytetit çdo hapësirë të mundshme, që është zënë nga pisllëqet e papastërtitë apo çdo hapësirë që një individ ia ka marrë qytetarëve”, deklaroi Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tha se në ditët në vijim të gjitha hapësirat ku është ndërhyrë do të riparohen me shpejtësi maksimale, në mënyrë që të kthehen në mjedise publike dhe të këndshme për qytetarët. Gjithashtu, ai falënderoi banorët për bashkëpunimin e tyre gjatë gjithë kësaj faze.

I pyetur nga mediat se cilat do të jenë zonat e tjera ku do të ndërhyhet, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se plani i ndërhyrjeve në Njësinë 5 është gjashtë javor. “Jemi në ditën e tretë, do të vijojmë në secilën prej rrugëve dhe rrugicave të Njësisë 5, derisa kjo zonë të jetë kthyer në model dhe normalitet. Pas kësaj faze, më pas do të fillojmë paralelisht me disa njësi”, tha Mazniku. Sipas tij, ky është një moment kur po shikohet se si do të funksionojë ky plan, në mënyrë që Bashkia e Tiranës të operojë më mirë në zonat e tjera ku do të ndërhyhet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 14 vjeçarja nuk kthehet në shtëpi, policia kontakton qendrën sociale në Tiranë
“Discover Vodafone”, mundësia unike e të rinjve shqiptarë për të bërë karrierë »
Article Logic
Execution time: 0.012847900390625
array(1) { ["section"]=> string(76) "bashkia-nis-rehabilitimin-e-zonave-ku-eshte-nderhyre-deri-me-tani-foto-18562" }