Bashkia Poliçan merr një masë TËRËSISHT UNIKE nga të tjerët për të mbrojtur qytetarët e vet, ja se si po ndalon përhapjen e COVID 19 (PAMJET VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:36 26-03-2020 Bashkia Poliçan merr një masë TËRËSISHT UNIKE nga të tjerët për të mbrojtur qytetarët e vet, ja se si po ndalon përhapjen e COVID 19 (PAMJET VIDEO)

Nuk lejohet askush që s’është banor i qytetit të hyjë apo të dalë, përmes një postblloku.

Bashkia Polican, prej 48 orësh ka organizuar një plan masash krejt unik nga pjesa tjetër e vendit për të penguar dhe parandaluar përhapjen e covid-19 brenda territorit të saj.

Prej dy ditësh, siç raporton gazetari Artan Hoxha, një postbllok i përforcuar ka bllokuar qarkullimin e të vetmit aks rrugor që lidh Poliçanin me pjesën tjetër të vendit.

Kjo bashki, siç shkruan gazetari ka të regjistruar zyrtarisht 800 të sëmurë kronikë për shkak të punës së vështirë dhe sëmundjeve profesionale të marra sidomos nga moshat e mëdha që kanë punuar për dekada me radhë në kombinatin e ushtarak të këtij qyteti.

PAMJET VIDEO

Çfarë shkruan më tej gazetari Artan Hoxha

Policani eshte themeluar si qytet industrial ne vitet ‘60-‘70 te shekullit te kaluar, kur nisi dhe ndertimi i kombinatit ushtarak per prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikerisht per kete fakt afro 15% e popullates se ketij qyteti te vogel, vuan aktualisht nga semundje kronike dhe sidomos ato qe kane te bejne me rruget e frymemarrjes.
Per kete shkak ne bashkepunim edhe me komisariatin vendor te policise, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i mbeshtetur nga keshilli bashkiak ka urdheruar ngritjen e nje postblloku ne hyrje te qytetit.

Postblloku perbehet nga forca te policise se shtetit dhe policise bashkiake dhe qendron 24 ore ne sherbim. Policani eshte nje qytet gati i izoluar per shkak te terrenit malor dhe te faktit qe ka vetem nje rruge nacionale e cila e lidh me pjesen tjeter te vendit, aksin Polican- Berat.
Drejtimi tjeter dales nga Policani, eshte drejt nje bashkie me te vogel, asaj te Skraparit, e cila ka nje terren edhe me te thyer malor dhe ndodhet gati e izoluar nga pjesa tjeter e vendit.
Duke qene dy nga bashkite me te varfera ne vend, me te izoluara gjeografikisht dhe me sherbim spitalor fare minimal, edhe Bashkia e Skraparit i ka mbeshtetur masat e marra nga Policani, pasi e njejta rruge nacionale sherben per te lidhur edhe Skraparin me pjesen tjeter te vendit.
Por cuditerisht, disa ore me pare Drejtoria e Policise e qarkut Berat, nga e cila varet komisariati i Policanit, ka dhene urdher qe trupat policore te largohen nga postblloku. Ne keto kushte Bashkia Polican ka vendosur ta mbaje postbllokun vetem me policet e vet bashkiake.
Detyra e postbllokut eshte te ndaloje hyrjen ne drejtim te Policanit, te cdo personi qe vjen nga jashte vendit, apo dhe nga qytetet e tjera ku tashme eshte verifikuar se ka patur raste te qytetareve te infektuar me covid-19. Praktikisht ne drejtim te Policanit dhe Skraparit lejohet kalimi vetem i tregetareve vendas, ambulancave mjeksore apo mjeteve te policise.
Nuk lejohet kalimi i asnje mjeti tjeter privat apo personi qe nuk eshte banor i qytetit pavarsisht motiveve qe ai ka.
Po ashtu ndalohet hyrja e cdo personi me origjine nga kjo zone i cili nuk ka nje arsye te forte pse kerkon te hyje ne qytetin e Policanit. Te vetmit persona qe lejohen te kalojne postbllokun si ne hyrje ashtu dhe ne dalje jane tregetaret e identifikuar saktesisht si banore te qytetit, te cilet mbajne me furnizim popullaten.
Madje dhe atyre u eshte kerkuar qe te marrin furnizime afatgjata qe te mos dalin shpesh nga qyteti.
Urdheri i ardhur nga Drejtoria e Qarkut Berat per ta larguar policine e shtetit nga postblloku eshte pritur me irritim nga autoritetet lokale te cilat kane deklaruar se nuk do ta largojne postbllokun per asnje arsye edhe pse policia e shtetit eshte larguar.
Qellimi i kesaj mase ekstreme eshte mbrojtja e afro 6 mije banoreve rezident ne Polican nga perhapja e Covid-19. Spitalet si nga Skrapar ashtu dhe ne Polican sherbejne thjeshte si ambulanca dhe nuk kane mundesi te perballojne qofte dhe nje rast te vetem qe kerkon sherbim te specializuar mjeksor.
Qyteti me i afert, qe ndodhet vetem 20 km larg, Berati, tashme jo vetem eshte ne listen e te infektuareve nga Covid-19, por edhe nje pjese e mire e personelit mjekesor te spitalit te ketij qyteti eshte ne vetkarantinim per shkak te dyshimeve se mund te jene infektuar nga paciente qe nuk e dinin se ishin bartes te virusit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090939998626709
array(1) { ["section"]=> string(151) "bashkia-polican-merr-nje-mase-teresisht-unike-nga-te-tjeret-per-te-mbrojtur-qytetaret-e-vet-ja-se-si-po-ndalon-perhapjen-e-covid-19-pamjet-video-200172" }