Marjana Bega vogëlushja e cila u zbulua në talentshow “Gjeniu i Vogël”, jeton në kushte të mjerueshme së bashku me familjen e saj.
Pas premtimeve të parealizuara nga Bashkisë Shkodër, aktivistët i janë futur punës në mënyrë të pavaraur për ti ardhur në ndihmë familjes Bega.
Qëllimi i tyre është të ndërtojnë një strehë të cilën Marjana dhe familja e saj nuk e ka pasur kurrë.
“Ne jemi ne Shkoder te "shtepia" e Marjanes. Shtepi pa cati.....
Me Mirsad Basha dhe Mirela Cela Jorgo nisem ne....do e bejme sikur nami te behet. Bujrum kush mundet, duhet pune krahu, cimento, pllaka, elektrike, hidraulike, rere, tulla, boje, dyer, dritare....dhe mos harroni...shume dashuri”-, shprehet në një postim në facebook aktivisti Adriatik Lapaj.
Nderkohë pak ditë më parë është hapur një llogari bankare, ku gjithkush që dëshiron të kontribuojë për përmirësimin e kushteve të familjes Bregu, të derdh të ardhurat në mumrin e llogarisë.
Bashkia Shkodër ka publikuar një video ku sqaron se bashkia e këtij qyteti i ka ofruar ndihma, por familja i ka refuzuar.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i së ëmës së Marjanës e cila i hedh poshtë pretendimet e bashkisë dhe sqaron se ka qenë ajo që ka këmbëgulur dhe për shtëpi dhe për punë, por bashkia si ka ardhur asnjëherë në ndihmë.