Bashkia Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm për abonetë, ja si do të veprohet

Publikuar tek: aktualitet, më 17:18 29-05-2017 Bashkia Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm për abonetë, ja si do të veprohet

Muaji qershor është karakterizuar me një probelmatikë në sektorin e transportit urban në kryeqytet, pasi janë duke qarkulluar dy lloje abonesh, me pullë identifikuese dhe pa pullë.

Lidhur me këtë problematike, Bashkia Tiranë ka dalë në një njoftim zyrtar, ku deklaron se të dyja llojet e aboneve do të njihen. Ky vendim i bashkisë, përfshin të gjitha linjat urbane në të cilat përdoret  aboneja. 

Më poshtë njoftimi i plotë i Bashkisë:

Urdhri, Bashkia e Tiranës: Do njihen të gjitha abonetë për autobusët urban

Bashkia e Tiranës sqaron qytetarët se do të njihen të gjitha abonetë për autobusët urban.  Përmes një deklarate për mediat, Drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton  Punavija, deklaroi se do të njihen të gjitha abonetë, të pajisura  ose jo me pullë.

“Bashkia e Tiranës njofton qytetarët në vijim edhe të njoftimit të mëparshëm lidhur me elementet e sigurisë të kartelave të pajtimit të abonentëve se  formati i aprovuar përmban kartonin shoqërues si edhe abonenë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Njoftojmë gjithashtu se edhe abonetë, të cilat kanë pullën si element shtesë sigurie, janë abone të vlefshme dhe që njihen në të gjitha linjat e transportit publik qytetas, siç janë edhe të përshkruara në pjesën e prapme të kartonit shoqërues”,  thekson Punavija.

Punavija u shpreh se Bashkia e Tiranës ka marrë masat që nga të gjitha linjat e transportit publik të hiqen njoftimet të cilat sollën dhe çorientimin e personave që duan të pajisen me biletat e pajtimit të aboneve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070779323577881
array(1) { ["section"]=> string(81) "bashkia-tirane-jep-njoftimin-e-rendesishem-per-abonete-ja-si-do-te-veprohet-80398" }