Bashkia u vjen në ndihmë grave dhe vajzave, mundësi e menjëhershme punësimi në Pukë

Publikuar tek: barometri, më 08:13 23-08-2018 Bashkia u vjen në ndihmë grave dhe vajzave, mundësi e menjëhershme punësimi në Pukë

Bashkia e Pukës ka menduar t’ ju vijë në ndihmë gjithë grave dhe vajzave duke u siguruar një vend të menjëhershëm pune.

 

Kryetari i Bashkisë, Gjon Gjonaj ka arritur një marrëveshje për punësimin e 150 grave dhe vajzave pukjane në fabrikën e Peshkut në Vaun e Dejës.

Bazuar në marrveshjen e arritur, çdo grua dhe vajzë nga bashkia e Pukës e cila zgjedh të punoj pranë kompanise në fjalë, pasi të regjistrohet për punë pranë bashkisë ka të garantuar fillimisht nënëshkrimin e marrveshjes ligjore të punës, pagën minimale jo më pak se 30 mijë lekë të rinjë në muaj, si dhe transportin Pukë - Vau i Dejës dhe anasjelltas çdo ditë.

Sakaq, Bashkia Pukë fton të gjithë vajzat dhe grat e interesuara të paraqiten për tu regjistruar pasi afati përfundimtar I regjistrimeve është deri me 30 gusht 2018.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0159010887146
array(1) { ["section"]=> string(89) "bashkia-u-vjen-ne-ndihme-grave-dhe-vajzave-mundesi-e-menjehershme-punesimi-ne-puke-131890" }