Bashkia Vlorë i bën thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, paralajmërohen përmbytje

Publikuar tek: aktualitet, më 21:40 28-09-2020 Bashkia Vlorë i bën thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, paralajmërohen përmbytje Foto ilustruese

Bashkia e Vlorës i ka bërë thrrje qytetarëve të saj që të shmangin lëvizjet me makina në qytet, pasi sipas meteorologëve paralajmërohen përmbytje.

Njoftimi nga autoritetet lokale vjen pas motit të keq që ka ditë që ka "pushtuar" të gjithë vendin.

Shirat e dendur dhe erërat e forta do të jenë të pranishme ditët në vijim.

Thirrja e Bashkisë Vlorë

Te dashur qytetare!
Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013916969299316
array(1) { ["section"]=> string(98) "bashkia-vlore-i-ben-thirrje-qytetareve-shmangni-levizjet-me-makina-paralajmerohen-permbytje-222018" }