Bashkim Fino krahason 1997 me covid-19: Si e menaxhova situatën asokohe

Publikuar tek: politike, më 17:21 11-04-2020 Bashkim Fino krahason 1997 me covid-19: Si e menaxhova situatën asokohe Bashkim Fino

Bashkim Fino ka thënë se kriza e vitit 1997 në krahasim me këtë të 2019-2020 si pasojë e koronavirusit, ka qenë shumë ndryshe dhe shumë më e lehtë për t'u menaxhuar.

Deputeti i PS-së, në një lidhje direkte me gazetaren Nisida Tufa, ka thënë se 1997 kur ai ishte kryeministër (6 muaj) ishte krizë lokale, vetëm e Shqipërisë, dhe ndihma e vendeve perëndimore ka qenë prezente dhe vendimtare, ndryshe nga sot, ku çdo shtet është në krizë.

Nisida Tufa: Po të kthehemi pas në kohë, të bëjmë një krahasim, si u menaxhua 1997 kur ju ishit kryeministër?

Bashkim Fino: Unë mendoj që ka ndryshim shumë, atëherë ishte një krizë shumë e rëmdë. Por ishte vetëm krizë e një vendi, jo e gjthë botës. Ishte më e thjeshtë për t'u menazhuar e për t'u zgjidhur. Jo vetëm qeveria jonë, por gjithë faktori perëndimor ishte në gatishmëri për ta zgjidhur krizën sa më parë.

Ky është një ndryshim shumë i madh sepse kishim të bënim me një krizë të një vendi të vogël, ndërsa tani kriza është mbarëbotërore, secili shtet është për vete. Shtetet po luftojnë kush e kush të marri më shumë respiratorë, maska e doreza. 1997 nuk mund të krahasohet kurrsesi me 2020. Menaxhimi i asaj krize ishte shumë më i thjeshtë. Njerëzit kishin humbur lekët, u ngritën kundër qeverisë së tyre.

Nuk po them që nuk kishte vështirësi, ishte një krizë copëtimi, vëllavrasje, pasi të gjithë ishin të armatosur. Qe e lokalizuar, vetëm e shqiptarëve, dhe ndihma nga BE dhe SHBA në atë kohë ka qenë e jashtëzakonshme. Kjo ndihmë më dha mua shumë mundësi për ta menaxhuar më mirë krizën e 1997.

Takimet e mia ato 6 muaj kryeministër kanë qenë tejet të shpeshta. Ditët shumë të ngarkuara.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012079000473022
array(1) { ["section"]=> string(77) "bashkim-fino-krahason-1997-me-covid-19-si-e-menaxhova-situaten-asokohe-202239" }