Bashkim Fino lë mandatin për garën e FSHF-së, kush është deputetja e re e PS që hyn në Parlament

Publikuar tek: politike, më 17:48 11-01-2018 Bashkim Fino lë mandatin për garën e FSHF-së, kush është deputetja e re e PS që hyn në Parlament

Bashkim Fino është drejt shpalljes zyrtare të kandidimit të tij për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që rrjedhimisht kërkon që ai të lërë mandatin e deputetit.

Fino u zgjodh deputet në qarkun e Fierit si i treti në listë, por nëse ai zyrtarizon kandidimin e tij për të marrë drejtimin e FSHF mandati i tij do duhet t'i i kalojë një zonje.

E renditur e 10-ta në listën e Partisë Socialiste për Fierin, Gentiana Cakrani në bazë të ligjit zgjedhur merr mandatin, duke u futur në parlament.

Gentiana Cakrani ka lindur në qytetin e Fierit, në datë 03 Qershor 1985. Në vitin 2007 ajo ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në qytetin e Vlorës.

Nga viti 2013 e në vazhdim është e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”. /newsbomb.al

Screenshot_2_copy.jpg

Screenshot_6_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010021924972534
array(1) { ["section"]=> string(102) "bashkim-fino-le-mandatin-per-garen-e-fshf-se-kush-eshte-deputetja-e-re-e-ps-qe-hyn-ne-parlament-106212" }