Bashkimi Europian i jep Turqisë 500 milionë euro të tjera për refugjatët

Publikuar tek: bota, më 20:52 05-03-2020 Bashkimi Europian i jep Turqisë 500 milionë euro të tjera për refugjatët Godina e Komisionit Europian

Bashkimi Europian është i gatshëm të sigurojë një ndihmë shtesë prej 500 milionë eurosh për refugjatët sirianë në Turqi dhe të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të qetësuar tensionet me Ankaranë.

Fondi prej 500 milionë euro do të jetë plotësim i 6 miliardë eurove të përcaktuara në bazë të marrëveshjes Bruksel – Ankara për financimin e projekteve të zbatuaranga OJQ-të për afërsisht 3.7 milion refugjatë sirianë në Turqi.

Komisioni Europian i kryesuar nga Ursula Von der Leyen gjithashtu ka propozuar të lehtësojë lëshimin e vizave për shtetasit turq.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE njoftoi të mërkurën lëshimin e një ndihme urgjente prej 170 milionë euro për më të prekurit në Siri.

Ky financim nuk përfshihet në ndihmën prej 500 milionë eurosh për refugjatët.

Nga 6 miliardë euro, 4.7 miliardë janë financuar tashmë dhe 3.2 miliardë të tjera janë disbursuar.

Këto masa kanë për qëllim tërheqjen e Ankarasë, e cila ka vendosur të lejojë migrantët dhe refugjatët në territorin e saj të kalojnë kufirin në BE në mënyrë që të fitojnë mbështetje të re nga Brukseli. Që nga njoftimi, dhjetëra mijëra migrantë janë mbledhur në kufirin Grek.

"Nëse vendet evropiane duan të zgjidhin problemin, atëherë ata duhet të mbështesin zgjidhjet politike dhe humanitare të Turqisë për Sirinë ," tha Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

BE ka kundërshtuar kategorikisht përdorimin e presionit migrator të Turqisë për qëllime politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Putin dhe Erdogan arrijnë marrëveshje për armëpushim në Idlib
Lajm i mirë për të gjithë, administrata e Trump njofton 35,000 viza shtesë për punëtorë sezonalë »
Article Logic
Execution time: 0.010555982589722
array(1) { ["section"]=> string(79) "bashkimi-europian-i-jep-turqise-500-milione-euro-te-tjera-per-refugjatet-197557" }