Bashkimi Europian investon 40 milionë euro në katër bashki të vendit, në fokus zhvillimi i turizmit

Publikuar tek: ekonomi, më 15:07 19-02-2017 Bashkimi Europian investon 40 milionë euro në katër bashki të vendit, në fokus zhvillimi i turizmit

Bashkimi Europian do të investojë 40 milionë euro në katër bashki të vendit dhe konkretisht në Korçë, Berat, Shkodër e Fier.

Këto fonde janë të destinuara për zhvillimin e turizmit më fokus të veçantë në mbrojtjen dhe promovimin e aseteve të trashegimisë kulturore. Për të prezantuar projektin ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka qenë në Korçë në një takim me bizneset e administratorët e njësive të qeverisjes vendore.

Në takim ka marrë pjesë edhe zv/kryeministri Niko Peleshi i cili e vleresoi së tepërmi iniciativën e Bashkimit Europian duke u shprehur se do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare.

Ndërsa ambasadorja Vlahutin në fjalën e saj tha, “Ne kemi gjithesej 40 milionë euro për katër rajone në vend të cilat do të jenë të disponueshme që nga fillimi i vitit 2018. Do të jenë katër projekte pilot që do të zhvillohen në bashkitë Korçë, Berat, Shkodër e Fier, me qëllimin për të mbështetur zhvillimin e turizmit. Ka pasur tre arsye përse ne i kemi zgjedhur këto zona në Shqipëri dhe përse po e bëjmë këtë projekt.

Së pari pasi duhet rritur ndërgjegjësimi pasi në nivel vendor ka nevoje për asistencë të mëtejshme, së dyti se sektori i turizmit ka mundësi të japë të ardhura të shpejta, në rast se investohet në të dhe se treti pasi ne dëshirojmë të shohim një vëmendje më të madhe në çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

Në fakt ndihma që ne dëshirojmë të japim është që sektori i turizmit në rajonin tuaj të jetë një sektor që ofron shërbime dhe elemente të ndrysheëm gjatë gjithë vitit dhe jo një sektor që mbështetet vetëm në sezone të caktuara te vitit. Ajo qe ne po perpiqemi te zhvillojme eshte një lloj ambicje që të krijohet një lloj pakete në mënyrë që turistët të kenë mundësi të qëndrojnë të paktën për një javë në rajonin tuaj. Në vijim të takimit është diskutuar me bizneset e pranishem në lidhje me sfidat, vështirësitë dhe problematikat që ata hasin për të bërë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe krijimin e një pakete të qëndrueshme turistike”.

Këto janë projekte shumë të rëndësishme në zhvillimin e turizmit dhe promovimin e aseteve të trashegimisë kulturore.

 p.jpgt.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042007207870483
array(1) { ["section"]=> string(104) "bashkimi-europian-investon-40-milione-euro-ne-kater-bashki-te-vendit-ne-fokus-zhvillimi-i-turizmit-69221" }