Bashkimi Europian mirëpret heqjen e taksës nga Albin Kurti

Publikuar tek: bota, më 20:41 28-02-2020 Bashkimi Europian mirëpret heqjen e taksës nga Albin Kurti Peter Stano

Bashkimi Europian ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit europian than ë një komunikatë se BE e mirëpret vendimin, por pop ret të mësojmë shumë hollësi.

Ky vendim mund të ketë njëefekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonaledhe të ofrojë një mundësi për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe prishtinës.

“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që bisedimet të rifillojnë në dobi të të dyjave”, thuhet në komunikatë.

Josep Borrell, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësues i bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës Kurti deklaroi ditën e djeshme heqjen e taksës me kusht për Serbinë.

Ai tha se nga 15 marsi do të hiqet taksa për lëndën e parë dhe nëse Serbia i jep fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të kosovës, në 1 prill do të hiqen tërësisht tarifat për një periudhë 90 ditore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshehu drogën në tubat e aspirimit në kuzhinë, arrestohet shqiptari në Itali
»
Article Logic
Execution time: 0.0068190097808838
array(1) { ["section"]=> string(65) "bashkimi-europian-mirepret-heqjen-e-takses-nga-albin-kurti-196819" }