Bashkimi me Shqipërinë, Vjosa Osmani kundër aleatit Kurti: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, vullneti i qytetarëve është i qartë

Publikuar tek: rajon, më 22:42 13-11-2019 Bashkimi me Shqipërinë, Vjosa Osmani kundër aleatit Kurti: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, vullneti i qytetarëve është i qartë Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, aleatja e kryeministrit të mandatuar të Kosovës Albin Kurti, del kundër idesë për bashkimin me Shqipërinë. 

E ftuar në emisionin Opinion, Osmani shtoi se kjo tezë e hedhur nga Vetëvendosje nuk mund të plotësohet pasi qytetarët e Kosovës e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre në referendumin e vitit 1992, për shtet sovran e të pavarur.

“Sot është vullnet i qartë i qytetarëve të Kosovës, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ka bërë një referendum në 1992. Ka qenë vullnet i qartë i shprehur në datën 17 shkurt, i cili pastaj është vulosur me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe sot nëse i pyesim qytetarët e Kosovës unë jam i bindur që ata besojnë në këtë. Për momentin nuk e shikoj si një alternativë e cila mund të bëhet, e para. Për shumë arsye, sepse dy shtete do jenë pjesë e BE. E dyta, për ne si LDK republika e Kosovës ëshët projekt i përhershëm dhe e treta është se unë i shoh të dyja vendet si të suksesshme në komunitetin ndërkombëtar, në komunitetin e vendeve të lira. Nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”, tha Vjosa Osmani.

Po ashtu ajo pranoi se posti i Presidentit të ardhshëm të Kosovës, do t’i jepet LDK-së ndërsa sipas saj ende nuk është folur për emra.

“Ne akoma nuk jemi ulur të bisedojmë për çështjen e Presidentit. Jo vetëm që është e mundshme, por patjetër që LDK dhe Vetëvendosje duhet të ulen dhe të bisedojnë se ne po merremi vesh për një mandat 4 vjeçar. Rrjedhimisht secila pozitë politike që derivohet gjatë këtij 4 vjeçari duhet të jetë pjesë e kësaj marrëveshje. Ne nuk kemi folur as në kontekst të emrave. Zoti Mustafa kur ka folur por çështjen e presidentit, ka thënë se duhet ti takojë LDK-së”, ka shtuar Vjosa Osmani.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076210498809814
array(1) { ["section"]=> string(139) "bashkimi-me-shqiperine-vjosa-osmani-kunder-aleatit-kurti-kosova-eshte-shtet-i-pavarur-dhe-sovran-vullneti-i-qytetareve-eshte-i-qarte-185810" }