'Bashkimi Tregtar i Shqipërisë' denoncon gjobat për NIPT-et pasive, reagon ministrja Qato: Do mbrojmë interesat e ligjshme…

Publikuar tek: ekonomi, më 20:10 24-01-2018 'Bashkimi Tregtar i Shqipërisë' denoncon gjobat për NIPT-et pasive, reagon ministrja Qato: Do mbrojmë interesat e ligjshme…

Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” ka denoncuar një fushatë gjobash, siç e quajnë ata nga administrata tatimore për NIPT-et pasive. 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat theksohet se gjatë muajit nëntor 2017 e në vazhdim është ndërmarrë një fushatë gjobitjesh nga administrata tatimore për NIPT-et pasive.

Sakaq, ka reaguar Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe është shprehur se ka nisur proçesin e ndërmjetësimit me Ministrinë e Financave.

Në përgjigje të shqetësimit të Shoqatës, ministrja Sonila Qato shprehet se ka përgatitur një material të plotë në mbrojtje të interesave të ligjshme të sipërmarrjes sa i takon gjobitjes së raportuar. Këtë material thotë se  ia ka bërë me dije strukturave përgjegjëse me synim marrjen

e masave për zgjidhjen e kësaj problematike.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes:

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga Shoqata e Bashkimit të Tregtarëve të Shqiperisë pak ditë më parë, Ministrja e Shtetit per Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka nisur procesin e ndërmjetësimit me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisionin e Apelimit pranë kësaj Ministrie, për të advokuar sipërmarrjen në lidhje me gjobitjen e aplikuar nga administrata tatimore për ato biznese që kanë faturuar ndaj subjekteve me NIPT-e pasive. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes Zj.Qato ka përgatitur një material të plotë në mbrojtje të interesave të ligjshme të sipërmarrjes sa i takon gjobitjes së raportuar. Këtë material ia ka bërë me dije strukturave përgjegjëse me synim marrjen e masave për zgjidhjen e kësaj problematike. Ministrja përmes një apeli në faqen e saj ka ftuar çdo grup interesi të biznesit në Shqipëri dhe çdo sipërmarrës të kontaktojë zyrën e ministres për të adresuar çdo barrierë administrative apo pengesë të padrejtë që mund të hasin gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre në vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076606035232544
array(1) { ["section"]=> string(125) "bashkimi-tregtar-i-shqiperise-denoncon-gjobat-per-nipt-et-pasive-reagon-ministrja-qato-do-mbrojme-interesat-e-ligjshme-107790" }