BASHKITË nuk presin dot, sa mbaruan zgjedhjet në 30 qershor, nga 1 KORRIKU filluan tenderat (TË DHËNAT – BUXHETET)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 22-07-2019 BASHKITË nuk presin dot, sa mbaruan zgjedhjet në 30 qershor, nga 1 KORRIKU filluan tenderat (TË DHËNAT – BUXHETET)

Duke filluar nga 1 korriku, të gjitha bashkitë në vend u janë kthyer tenderave.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, puna po vijon në çdo njesi vendore, duke u marrë me tendera me vlerë të vogël apo të madhe. Sipas të dhënave që siguron Open Data Albania, shpalljet e reja të tenderimeve nuk kanë vonuar.

Ato ishin ndaluar me një vendim të Këshillit të Ministrave që nuk I lejonte bashkitë të bënin tendera gjatë fushatës zgjedhore. Sipas Open Data Albania, tenderat janë të natyrave si blerje karburanti, rikonstruksione shkollash, shërbime sigurie për godinat, rikonstruksione bibliotekash etj.

Javët e fundit të korrikut janë shpallur me dhjetëra fitues në procedura tenderimesh më të hershme të shpallura përpara periudhës zgjedhore, madje, janë lidhur edhe kontrata. Sipas Open Data Albania nga 1 janari 2019 deri në 19 korrik, bashkitë kanë kryer fillimin e procedurave për tendera në vlerën e fondit limit prej 24 miliardë lekësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12631392478943
array(1) { ["section"]=> string(115) "bashkite-nuk-presin-dot-sa-mbaruan-zgjedhjet-ne-30-qershor-nga-1-korriku-filluan-tenderat-te-dhenat-buxhetet-172934" }