Basketbolli bëhet bashkë me futbollin për ligjin për sponsorizimet, Llazani: Të shtohen financimet në sport

Publikuar tek: sport, më 16:38 12-10-2020 Basketbolli bëhet bashkë me futbollin për ligjin për sponsorizimet, Llazani: Të shtohen financimet në sport Korab Llazani

Sekretari i Federatës së Basketbollit në Shqipëri, Korab Llazani ka ngritur sot shqetësimin për mos nisjen e aktivitetit sportiv që prej ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një deklarate për media, Llazani ka shprehur edhe mbështetjen e tij ndaj kërkesave të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke deklaruar se ligji për sponsorizimet do të rrisë financimet në sport.

“Shqetesimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë dhe negative nga ministria dhe Komisioni Teknik i Covid 19.

Gjendemi përpara një skandali, jo vetëm profesional, por edhe ndërkombëtar, pasi FIBA ka sjellë datat e aktiviteteve ndërkombëtare, por ne nuk kemi as ku përgatitemi, jo më të marrim pjesë. Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje. Nuk besojmë se pallatet e sportit ne Shqipëri janë vatrat e rrezikshme europiane apo botërore të Covid-it, apo të jemi ne Ëhuani.”

Ne jemi ndër nismëtarët e kërkesës së ndryshimit të ligjit të sponsorizimit dhe të modernizimit të tij. Të rritet përqindja e të bëhet që ky ligj të funksionojë. Duket sikur gjithçka e merr përsipër futbolli, por ky vend nuk ka vetëm futboll dhe sportet e tjera të quhen fiskulturë. Na duhet medoemos që të shtohen financimet në sport dhe të ndryshojnë ligjet që e nxisin këtë gjë”, deklaroi Llazani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012911081314087
array(1) { ["section"]=> string(112) "basketbolli-behet-bashke-me-futbollin-per-ligjin-per-sponsorizimet-llazani-te-shtohen-financimet-ne-sport-223541" }