Basketbollistja e famshme shqiptare emërohet administratore e re e Njësisë 10 në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:05 22-10-2019 Basketbollistja e famshme shqiptare emërohet administratore e re e Njësisë 10 në Tiranë Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj me administratoren e re te njesise 10, Karolina Kostallari dhe me ish administratorin Arjan Hamiti

Gjatë ditës së sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se basketbollistja e famshme Karolina Kostallari është emëruar si kryetare e Njësisë 10 të Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se basketbollistja e njohur do të zërë vendin e Arjan Hamitit, i cili tashmë do të ushtrojë detyrën e re në Bashkinë e Tiranës në sektorin e shëndetit publik.

Postimi i plotë:

‘Kaluam stafetën e Njësisë 10 sot nga Arjan Hamiti te Karolina Kostallari - basketbollistja e famshme e Shqipërisë dhe administratore e zonja, teksa Arjani do fuqizojë nismat e shëndetit publik në Bashkinë Tiranë!

Suksese të dyve në sfidat e reja!’, ka shkruar kryebashkiaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040024995803833
array(1) { ["section"]=> string(94) "basketbollistja-e-famshme-shqiptare-emerohet-administratore-e-re-e-njesise-10-ne-tirane-183116" }