Bateristi i Anastasias hedh fotot nga Tirana, dhe ja ç’thotë për Shqipërinë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:05 25-08-2015 Bateristi i Anastasias hedh fotot nga Tirana, dhe ja ç’thotë për Shqipërinë Postimi i Steve Barney ne twitter per Tiranen dhe show e Anastasia

Një nga pjestarët e bandës së Anastasias, që do të performojë sot në Qemal Stafa, është i mahnitur nga Shqipëria. Dhe këtë e shpreh edhe në rrjetet sociale, duke postuar foto nga Tirana. 

Në mbrëmje, Steve Barney, baterist, ka postuar një foto të perëndimit të diellit në Tiranë dhe shkruan:

“Perëndimi i diellit në Shqipëri. Eshtë vizita ime e parë në Shqipëri dhe jam shumë i emocionuar për show e Anastasias nesër. Turi i ringjalljes” shkruan në Twitter, ndërkohë që perëndimin e diellit e ka marrë nga dhoma e hotelit të Sheraton ku është vendosur edhe i gjithë grupi i këngëtares së famshme.

Barney ka lindur në Norfolk, UK, por tani jeton në Liverpool. Barney është ribashkuar me Anastasian në turin e saj evropian këtë verë. “Më pëlqen të punoj me ty” janë fjalët e Anastasias për bateristin e saj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071079730987549
array(1) { ["section"]=> string(80) "bateristi-i-anastasias-hedh-fotot-nga-tirana-dhe-ja-c-thote-per-shqiperine-19127" }