Baton Haxhiu: Në Shqipëri mirëqënia është rritur, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:55 18-01-2021 Baton Haxhiu: Në Shqipëri mirëqënia është rritur, nuk ka më njerëz që nuk hanë bukë Baton Haxhiu

Analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për sa i përket varfërisë në Shqipëri.

Sipas Haxhiut, mirëqënia në Shqipëri është rritur, ndërsa Zekthi u shpreh se akoma në vendin tonë ka njerëz që nuk hanë dot bukë, pork jo është mohuar nga Haxhiu.

Pjesa nga debati:

Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, vec po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët.

Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.

Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërndanin kokainë në Itali, grupi i drejtuar nga shqiptari bie në prangat e policisë (EMRAT)
E marta me mot të kthjellët dhe të acartë, temperaturat nën -0°C; Parashikimi për ditët e tjera të javës »
Article Logic
Execution time: 0.014437913894653
array(1) { ["section"]=> string(88) "baton-haxhiu-ne-shqiperi-mireqenia-eshte-rritur-nuk-ka-me-njerez-qe-nuk-hane-buke-235518" }