Mark Frroku është paraqitur dje në gjyq, për të kërkuar daljen nga burgu, gjë që i është refuzuar. Por në sallë Frroku ka bërë një performancë të shkëlqyer me batutat e tij.
Një prej të afërmve e ka ngacmuar Frrokun duke i thënë: “Po dukesh shumë mirë’’. Por menjëherë ia ka pritur deputeti: ‘’Enver Hoxha thoshte që nuk duhet t’i bëjmë qejfin armikut’’. Batutë kjo për të ironizuar sistemin?! Nuk i dihet, megjithatë Frroku është shfaqur në formë shumë të mirë fizike, duke thënë mes miqve që e prisnin te gjykata se s’po hante darkë dhe po bënte shumë ushtrime fizike.
“Po birra a ke?’’, e pyetën sërish ata. ‘’Po, po, birra dhe whisky…’’, ironizoi Frroku.