Batutat e Ramës, ‘shkrihen së qeshuri’ të ftuarit nga Italia: Janë 20 miliardë euro këtu në sallë

Publikuar tek: politike, më 11:46 19-02-2018 Batutat e Ramës, ‘shkrihen së qeshuri’ të ftuarit nga Italia: Janë 20 miliardë euro këtu në sallë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të rëndësishëm rolin e Italisë në tregun financiar dhe ekonomik të vendit tonë.

I pranishëm në takimin “200 kompani të Confindustria-s Italiane në Shqipëri, për një kapitull të ri investimesh që krijojnë punësim dhe ekonomi”, Rama tha se me italianët jemi njësoj sa i takon sfidave të zhvillimit në aspektin ekonomik, ndërsa nuk kurseu edhe batutat në sallë.

“Janë 20 miliardë euro këtu në sallë, e pabesueshme në këtë hotel dhe për Shqipërisë, por ndonjë euro nga këto të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve, edhe pse është një vend që jo vetëm rritet por edhe një vend ku italianët e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Nuk kemi të njëjtin histori në kuptimin e traditave, që bën Italinë një prej vendeve më të mëdha, por jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë edhe për të bërë e për të fituar. Besoj se ata që e kanë bërë këtë hap e dëshmojnë që vec problemeve e pengesave Shqipëria i garanton të gjitha këto. Ka një mënyrë të qeni e të jetuari që ngjan si dy pika uji me mënyrën tuaj në Itali, avantazhin që taksat janë më të ulëta e burokracia po ashtu”, th Rama.

 

rama.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099949836730957
array(1) { ["section"]=> string(100) "batutat-e-rames-shkrihen-se-qeshuri-te-ftuarit-nga-italia-jane-20-miliarde-euro-ketu-ne-salle-110730" }