Batutat në Komision, Grida Duma: Këta s’janë as burra. Deputeti i PS: Ku e ke provuar burrërinë e këtyre ti (Debati)

Publikuar tek: politike, më 19:05 29-01-2018 Batutat në Komision, Grida Duma: Këta s’janë as burra. Deputeti i PS: Ku e ke provuar burrërinë e këtyre ti (Debati)

Në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë nuk kanë munguar as replikat mes deputetëve të PD dhe atyre të PS-së.

Ka qenë një moment kur Grida Duma iu është drejtuar socialistëve duke thënë se “këta s’janë as burra”, çka ka sjellë reagimin e papritur të deputetit të PS-së, Ilir Pendavinji.

Debati:

Duma: Lere zonjën se këta s’janë as burra. Me veten dilni përjashta, me përmbajtje jemi këtu brenda. Për veten ua tregoj përjashta

Pendavinji: Mbase e ke provuar, nuk e di ku e ke provuar burrërinë e këtyre burrave ti. Mbase e ka provuar, nuk e di. Dhe i tërheq vëmendje për mënyrën e drejtimit ndaj burrave të komisionit. Ka mundësi t’ua kërkosh ndryshe.

Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët

Duma: Për fatkeqësinë tuaj ju i referoheni kompleksit të burrërisë personale! Por unë po ju flas për atë që në kulturën shqiptare është mbajtja e fjalës, e besës dhe e burrërisë si përgjegjësi! Nëse dilni në fushatë dhe premtoni, mbani fjalën, për këtë burrëri ju kërkohet llogari!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097179412841797
array(1) { ["section"]=> string(117) "batutat-ne-komision-grida-duma-keta-s-jane-as-burra-deputeti-i-ps-ku-e-ke-provuar-burrerine-e-ketyre-ti-debati-108384" }