Baza ajrore në Shqipëri, flet për herë të parë NATO: Investim 51 milion euro

Publikuar tek: barometri, më 07:37 08-08-2018 Baza ajrore në Shqipëri, flet për herë të parë NATO: Investim 51 milion euro

Zëdhënësi i NATO-s, Piers Cazalet foli për herë të parë për bazën ajrore në Shqipëri.

 

I pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare për investimin e Aleancë së Atlantikut të Veriut në Shqipëri, konkretisht në Kuçovë, tha se investimi kap vlerën e 51 milionë eurove.

“NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri.

Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit”, konfirmoi për ATSH, Cazalet.

Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s.

Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”.

Shqipëria, theksoi Cazalet për ATSH, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakun.

“Shqipëria gjithashtu na ndihmon të rrisim sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Vendi juaj është një avokat i fortë i politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike”, tha Zëdhënësi i NATO-s Piers Cazalet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056643009185791
array(1) { ["section"]=> string(81) "baza-ajrore-ne-shqiperi-flet-per-here-te-pare-nato-investim-51-milion-euro-130470" }