Baze: Heshtja e dyshimtë e çiftit Meta-Berisha

Publikuar tek: analiza-komente, më 21:39 14-01-2020 Baze: Heshtja e dyshimtë e çiftit Meta-Berisha FotoArkive: Presidenti Ilir Meta - Ish-kryeministri Sali Berisha

Nga Mero Baze:

Opozita më në fund ka hedhur një hap të arsyeshëm drejt mbijetesës së saj politike. Është ulur në një tryezë të përbashkët me “armiqtë” dhe me “tradhëtarët” e saj, për të pasur një reformë zgjedhore, të pranuar nga të gjitha palët që i hap rrugë normalizimit të procesit zgjedhor, pas traumës së fundit të diegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve vendore.

Të irrituarit nga ky akt I Lulzim Bashës, janë të padrejtë në irritimin e tyre. Shumica e tyre I takon taborrit që udhëhoqi opozitën drejt revolucionit të vitit të shkuar, që përfundoi me bojkotin e parlamentin e pastaj dhe me bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë opozitën tërësisht jashtë sistemit. Idetë e tyre u provuan. Opozita e bëri atë që ata deshën. Por humbi gjithçka. Tani ata nuk mund të sillen sikur opozita fitoi dhe nuk është mirënjohëse ndaj tyre. E kundërta mund të ndodhte, që opozita të distancohej prej tyre dhe ti fajësonte për rrugën qorre ku e futën nën presionin e njerëzve që nuk mbajnë përgjegjësi për fatin e opozitës.

I vetmi njeri që foli I fundit, kur opozita dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet dhe po flet I fundit dhe tani është Sali Berisha. Kur ndodhi diegia e mandateve dhe bojkoti I zgjedhjeve, ai në mbledhje të mbyllura jepte dy opsione se si “mund të fitonin gjithçka, ose të humbisnin gjithçka”. Publikisht mbështeti luftën, diegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve dhe e quante këtë zgjidhjen e vetme. Tani pas humbjes së gjithçkaje, ai përsëri nuk po flet.

Sot gjithë ditën qytetari digital ka folur për çdo gjë, përveçse marrëveshjes së PD me PS dhe opozitën parlamentare. Me siguri pret të rakordoj qëndrimet me Ilir Metën. Dhe I vetmi rakordim qëndrimesh që ata të dy kanë për këtë histori, është se si ta hedhin në erë këtë proces.

Në fund të vitit të shkuar, ndërsa Ilir Meta takoi opozitën, kërkoi prej tyre regullimin e kuadrit ligjor për zgjedhje me çdo kusht, se pastaj e zgjidhte ai situatën. Ajo që Sali Berisha e Ilir Meta po përgatisin të bëjnë kundër këtij procesi, është që fill pas përfundimit të procesit të Reformës Zgjedhore, Ilir Meta të bëj ndonjë nga aktet “alla 13 tetori”, për të hedhur në erë procesin e ri të zgjedhjeve parlamentare, duke shpallur ndonjë datë zgjedhjesh me qëllim që të nis procesin e destabilizimit.

Është I vetmi plan I tij dhe Berishës që ta shkatërroj këtë proces në të cilin po hyn opozita. Natyrisht kjo nuk është kopetencë e Ilir Metës, pasi Kushtetuta e ka të qartë, se kur shpallen zgjedhjet, por është plani I tij dhe Sali Berishës. Ndaj sot po heshtin.Jo se u vjen zor ti dalin zot paqes së opozitës, negociuar nga “Republika e Ambasadorëve”, por se duan ti dalin zot luftës së dështuar të nisur vitin që shkoi, për të mos e lënë këtë vend të rikthehet në normalitet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëri e vogël apo shqiptarë të vegjël?
»
Article Logic
Execution time: 0.0087618827819824
array(1) { ["section"]=> string(52) "baze-heshtja-e-dyshimte-e-ciftit-meta-berisha-192066" }