Zyrtarët gjermanë po kërkojnë marrjen e masve të shpejta për azilantët që vijnë nga Ballkani, duke përfshirë rikthimin e vizave dhe deklaraimin si vende të sigurta për shumë nga shtetet që këta emigrantë vijnë shkruan gjigandi anglez BBC.
Presioni është rritur në ditët e fundit pas sulmeve që kanë ndodhur në strehat e emigrantëve dhe rritjes së madhe të azilkërkuesve gjatë këtij viti.
Tashmë ka thirrje që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zit ë deklarohen si vende të sigurta. Që kur Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia u deklaruan të sigurta në muajn dhjetor të vitit të kaluar, rritje e azilkërkuesve nga këto vende ishte vetëm 23%. Gjithsesi, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Mal i Zi ka shënuar rritje me 515%.
Deklarimi i vendi si “i sigurtë” e bën më të lehtë për autoritetet vendase që të përshpejtojnë procedurat për rikthimin e azilkërkuesve në vendet e origjinës, pasi është më e vëshitrë për emigrantët që të provojnë se janë viktima të persekutimit politik, fetar dhe etnik.
Një zyrtar gjerman i zyrës për Emigrantët dhe refugjatët ka thënë se po mendohet edhe opsioni i rikthimit të vizave pasi kjo mund të ndalojë fluksin gjithnjë e në rritje të azilkërkuesve nga Ballkani.