BBC intervistë me vajzën shqiptare të trafikuar në moshën 14-vjeçare: Shqipëria ka probleme të mëdha në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë

Publikuar tek: bota, më 07:20 22-02-2017 BBC intervistë me vajzën shqiptare të trafikuar në moshën 14-vjeçare: Shqipëria ka probleme të mëdha në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë

“I urrej dhe dua që ata të marrin ndëshkimin e merituar” kështu e nis kronikën prestigjozja BBC për një vazë shqiptare e cila kishte rënë pre e rrjetit të trafikimit për prostitucion.

BBC flet për keqtrajtimin që iu bë një vajze shqiptare gjatë kohës sa qëndronte në Greqi, ku ishte dërguar nga një djalosh për të cilin mendonte se e kishte të dashur. Ajo ishte vetëm 14 vjeçare kur ishte shitur për tu trafikuar e për të shërbyer si objekt seksual për shumë burra në Greqi. Ishte detyruar me forcë të flinte me shumë njerëz brenda ditës dhe flet për një botë të tmerrshme ku përjetoi shumë abuzime, raporton BBC.

“Ishim të tmerruara. Nuk na lejonin të dilnim jashtë dhe na kontrollonin çdo gjë që bënim”, flet vajza nga Shqipëria.Ndërsa gazetarja e pyet se a është përdhunuar çdo ditë, viktima ia kthen që po për çdo ditë.

Shumë trafikues të qenieve njerëzore mbahen në burgun e sigurisë së lartë në Korçë dhe disa prej tyre janë të dënuar me 20 vjet burg. Rrjeti britanik televiziv thotë se Shqipëria ka probleme të mëdha edhe në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë, të cilat duhet të funksionojnë si duhet për të përndjekur trafikantët. Një nga të dënuarit me 15 vjet burg për trafikim të vajzave në Greqi, ka folur për BBC-në. Ai thotë se ajo që ka bërë është gjë e keqe dhe se vajzat mund të ishin fëmijët e tij.Më pas në këtë kronikën të BBC, tregohet që rreth 600 viktima të trafikimit nga Shqipëria janë identifikuar në Britani të Madhe.

bbc.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Administrata Trump i hap rrugë dëbimit masiv të emigrantëve
Deputetët holandezë votojnë PRO kultivimit të kanabisit »
Article Logic
Execution time: 0.012000799179077
array(1) { ["section"]=> string(143) "bbc-interviste-me-vajzen-shqiptare-te-trafikuar-ne-moshen-14-vjecare-shqiperia-ka-probleme-te-medha-ne-sferen-e-gjyqesise-dhe-prokurorise-69509" }