BBC: Majmunët që mbrojnë shqiptarët nga “syri i keq”

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 02-08-2015 BBC: Majmunët që mbrojnë shqiptarët nga “syri i keq”

Gazetarja e BBC, Elizabeth Gowing i ka kushtuar një artikull fenomentit të kukullave që varen nga banorët në shtëpitë e tyre në Shqipëri, me qëllimin e vetëm për tu mbrojtur nga “syri i keq”.

Gazetarja britanike shkruan se është e pamundur që të udhëtosh në Shqipëri dhe të mos hasësh këto kukulla të varura në shtëpitë e shqiptarëve. Sipas saj, një në tetë shtëpi mban në fasdë një kukull të varur.

“Të udhëtosh në Shqipëri nuk mund të mos shikosh lodra të varura jashtë shtëpive apo bizneseve. Në shqip ata quhen thjesht ‘majmunë’. Kur vizitova tre periferi shqiptare zabulova se majmunët qendronin të varur në një në tetë shtëpi”, shkruan Gowing.

Gazetarja ka vizituar tre periferi të Tiranës, Babrroin, Paskuqanin dhe Kamzën dhe sipas konstatimet e saj kjo dukuri nuk lidhet aspak me fenë.

“Ka të bëj kjo me fenë? Pyesja unë. Por gjithsesi, përgjigja që vinte nga një mysliman apo katolik ishte e njejtë, ngrin supet. ‘Feja nuk është e rëndësishme’,  tha një person. Pronarët e shtëpive pranonin se ishte diçka më serioze. Majmunët të mbrojnë nga syri i keq”, thuhet në artikullin e publikuar nga BBC.

Më tej në shkrim thuhet se kjo dukuri është shfaqur pas rënies së komunizimit, ndërsa qytetarë të ndryshëm rrëfejnë për gazetaren se si majmunët i kanë mbrojtur në raste të veçanta.

Në fund artikullimi mbyllet me një minator shqiptar të dal në pension: “Këta majmunë janë idhujt e kapitalizmit. Më të fuqishëm se feja, madje edhe se nacionalizmi, në atë që dikur ishte një shtet ateist. Një nga shtëpitë që kam vizituar është në pronësi të një minatori në pension. Shtëpia e tij mbrohet nga një majmun gri, sa një fëmijë i vogël. ‘E vura sapo ndërtova shtëpinë. Ishte një flamur shqiptar, por atë e hoqa. Atë e vë vetëm kur ka festa. Majmuni qëndron gjithmonë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Asgjesohen 4996 rrënjë kanabis në Delvinë, po punohet për identifikimin e kultivuesve
Klosi: Ministra dhe deputetë e pijnë drogën siç pihet rakia, të qartëson idetë »
Article Logic
Execution time: 0.012167930603027
array(1) { ["section"]=> string(55) "bbc-majmunet-qe-mbrojne-shqiptaret-nga-syri-i-keq-17527" }