BE arrin marrëveshjen 120 mln euro, internet falas në gjitha sheshet, parqet dhe vendet publike

Publikuar tek: bota, më 08:48 31-05-2017 BE arrin marrëveshjen 120 mln euro,  internet falas në gjitha sheshet, parqet dhe vendet publike

Komisioni Europian njoftoi lajmin e mirë të arritjes së marrëveshjes mes Parlamentit Europian dhe Këshillit për të nisur iniciativën ‘WiFi4EU’, e cila parashikon instalimin e  ‘WiFi Hotspots’ në sheshet publike, parqet, spitalet dhe hapësirat e tjera publike në të gjithë BE-në.

Marrëveshja politike përfshin një angazhim nga të tre institucionet për të caktuar 120 milionë euro për të financuar pajisjet për shërbime falas publike Wi-Fi në 6,000 deri në 8,000 bashki në të gjitha vendet anëtare.

“Monitor’ shkruan se burimet specifike të financimit do të finalizohen në rishikimin e kuadrit financiar shumëvjeçar të BE-së, u tha në deklaratën e KE-së, duke shtuar se autoritetet lokale do të jenë në gjendje të aplikojnë për fonde sapo të krijohet sistemi. Granti, i ndarë në formën e kuponëve, do të përdoret për blerjen dhe instalimin e pajisjeve, ndërkohë që autoriteti publik do të mbulojë kostot operative të vetë lidhjes.

Iniciativa WiFi4EU u prezantua për herë të parë nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në shtator të vitit 2016, i cili  shpresonte se do të kontribuonte në vizionin “çdo fshat europian dhe çdo qytet me qasje të lirë në internet në qendrat kryesore të jetës publike deri në vitin 2020. ”

Komisioneri europian për tregun e brendshëm dixhital, Andrus Ansip, e përshëndeti marrëveshjen duke thënë se iniciativa do mund të përmirësojë lidhshmërinë mbi të gjitha vendet ku aksesi i internetit është i kufizuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i fuqishëm në Kabul, të paktën 50 të vdekur
‘Çmendet’ moti në Europë, mes stuhive dhe të nxehtit të tmerrshëm »
Article Logic
Execution time: 0.0094330310821533
array(1) { ["section"]=> string(99) "be-arrin-marreveshjen-120-mln-euro-internet-falas-ne-gjitha-sheshet-parqet-dhe-vendet-publike-80627" }