BE bën ‘prapakthehu’, akordon 663 milionë euro për Turqinë

Publikuar tek: bota, më 14:58 31-10-2019 BE bën ‘prapakthehu’, akordon 663 milionë euro për Turqinë Foto ilustruese

BE-ja akordon sot fondin prej 663 milionë € për Turqinë në kuadër të përballimit të krizës së refugjatëve.

Lajmin e konfirmoi Komisioneri Europian për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Kristos Stilianidis.

‘’Mbështetja e BE-së ka krijuar një impakt të vërtetë për refugjatët në Turqi. Falë mbështetjes së saj, rreth 1.7 milionë refugjatë mund të plotë nevojat bazike dhe më shumë se gjysmë milionë fëmijë të refugjatëve mund të shkojnë në shkollë’’,  thotë zyrtari i lartë i BE-së Stilianidis.

Në total, BE-ja ka firmosur në 2016 se do të ofrojë në total 6 miliardë € për të ndihmuar Turqinë në përballimin e krizës së refugjatëve.

Pavarësisht se liderët e BE-së u shprehën kundër ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë, duket se presioni turk për të lënë refugjatët sirianë që të vërshojnë drejt Europës Perëndimore ka stepur BE-në nga kritikat e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012274980545044
array(1) { ["section"]=> string(62) "be-ben-prapakthehu-akordon-663-milione-euro-per-turqine-184215" }