'BE dha mesazhin e fortë’, Kryemadhi: Qeveria me Ramën e pamundur, shpresat për çeljen e negociatave u shuan

Publikuar tek: aktualitet, më 20:40 18-06-2019 'BE dha mesazhin e fortë’, Kryemadhi: Qeveria me Ramën e pamundur, shpresat për çeljen e negociatave u shuan

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar pas shtyrjes së negociatave në tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në ‘Facebook’,  Kryemadhi shprehet se shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor.  Sipas Kryemadhit, largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit është e vetmja rrugë për Shqipërinë.

Kryemadhi thotë se do të vazhdojnë të jenë të vendosur për zgjedhjet e lira dhe fton të gjithë të bëhen pjesë e protestës së 21 qershorit.

Statusi i plotë:

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01944899559021
array(1) { ["section"]=> string(110) "be-dha-mesazhin-e-forte-kryemadhi-qeveria-me-ramen-e-pamundur-shpresat-per-celjen-e-negociatave-u-shuan-168759" }