BE e prerë me Kosovën: Asociacioni është detyrim, të gjendet mënyra se si do të zbatohet marrëveshja

Publikuar tek: rajon, më 16:35 17-09-2020 BE e prerë me Kosovën: Asociacioni është detyrim, të gjendet mënyra se si do të zbatohet marrëveshja Ilustruese

Bashkimi Europian, me anë të zëdhënësit Peter Stano ka deklaruar se me arritjen e marrëveshjes për Asociacionin në vitin 201, Kosova ka marrë një detyrim ndërkombëtar dhe duhet të gjejë mënyrën se si do të zbatojë marrëveshjen.

“Për Asociacionin mund të them se Kosova është futur në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është konkluduar në mirëbesim të palëve dhe kurrë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Kështu Kosova ka marrë një detyrim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Mbetet që Kosova ta propozojë mënyrën për ta implementuar këtë marrëveshje”, ka thënë Stano.

Sa i përket takimit të sotëm në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe që do të jetë në nivelm ekspertësh, Stano ka thënë se po diskutohet vetëm për çështjet financiare dhe ato të pronave.

“Sa për përmbajtjen e diskutimit nuk kemi diskutuar ne. Ne e ndajmë vetëm agjendën. Kur vjen te agjenda e sotme, këtu kemi dy kryenegociatorët dhe siç është pajtuar në takimin e kaluar të nivelit më të lartë mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti, tema janë çështjet financiare e pronësore dhe aranzhimet për komunitetet. Këto janë tema komplekse, të dy palët janë pajtuar që sot të përqendrohen vetëm te çështjet financiare e pronësore. E në takimin e radhës, që do të ndodhë në ditët në vijim, të bisedohet për punën e aranzhimeve për komunitete”, tha Stano.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011699199676514
array(1) { ["section"]=> string(105) "be-e-prere-me-kosoven-asociacioni-eshte-detyrim-te-gjendet-menyra-se-si-do-te-zbatohet-marreveshja-220713" }