BE, Fleckenstein: 21 Janari po zvarritet, presim drejtësi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:36 23-01-2015 BE, Fleckenstein: 21 Janari po zvarritet, presim drejtësi Knut Fleckenstein

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian tha se shpreson që qeveria, prokuroria dhe aktorët e tjerë të sigurojnë drejtësi me fakte dhe jo vetëm fjalë për ngjarjet e 21 janarit. 

Ai gjithashtu e cilësoi të çuditshëm faktin që pas 4 vitesh, drejtësia nuk ka arritur ende të japë verdiktin e saj.

“E pritshme është që të jepet drejtësia për familjarët e tyre. Pas 4 vjetësh, ende 3 raste janë në pritje para Gjykatës së Lartë dhe një ende nën hetimin të Prokurorisë. Kjo ngjan disi e çuditshme në këndvështrimin e Brukselit. Unë shpresoj me të vërtetë se qeveria, Prokuroria dhe aktorët e tjerë do të na sigurojnë, jo vetëm me fjalët për drejtësi, por tashmë me fakte”, deklaroi Knut Fleckenstein.

Në ngjarjet e 21 janarit 2011 u vranë 4 persona gjatë protestës së opozitës: Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.  Të akuzuar për ngjarjet ishin Ndrea Prendi, komandant i Gardës së Republikës . Sipas Prokurorisë, Prendi pati vrarë demonstruesin Faik Myrtaj e më pas i ndërroi tytën armës së tij. Agim Llupo me detyrë shef i Shtabit  të Njësisë Speciale të Gardës së Republikës u akuzua se me armën e tij automatik, tip ‘’MP­5’’, ka vrarë demonstruesin Ziver Veizi.  Agim Llupo u hetua edhe për vrasjen e dy demonstruesve të tjerë. Gjykata i liroi të pandehurit, pasi sipas saj po bënin detyrën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Terrorizmi, mbikqyren 15 luftëtarë shqiptarë të kthyer nga Siria
Kanos me armë mbesën e tij, arrestohet xhaxhai »
Article Logic
Execution time: 0.012976884841919
array(1) { ["section"]=> string(59) "be-fleckenstein-21-janari-po-zvarritet-presim-drejtesi-1258" }