BE fut në listën e terrorizmit shërbimin e Inteligjencës së Iranit

Publikuar tek: bota, më 13:18 08-01-2019 BE fut në listën e terrorizmit shërbimin e Inteligjencës së Iranit Ministri i jashtëm i Danimarkës Anders Samuelsen

Bashkimi Europian ka rënë dakord sot të fusin në listën terroriste të BE ministrinë e Inteligjencës së Iranit dhe dy persona të stafit për vrasjet e planifikikuara në Europë, tha Ministria e Jashtme e Danimarkës dhe diplomatët e BE, transmeton Reuters.

Dy anëtarëve u është bllokuar çdo lloj aktiviteti, ndërsa vendimi vjen pasi Danimarka tha vitin e kaluar se dyshonte te shërbimi i inteligjencës iraniane për kryerjen e një komploti vrasjesh.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar çdo përfshirje në komplotet e pretenduara, duke thënë se akuzat kishin për qëllim të dëmtojnë marrëdhëniet BE-Iran.

 "BE ra dakord që të miratojë sanksione kundër një shërbimi të inteligjencës iraniane për komplotet e saj të vrasjeve në tokën europiane. Sinjal i fuqishëm nga BE-ja se ne nuk do të pranojmë sjellje të tilla në Evropë, "tha ministri i jashtëm i Danimarkës Anders Samuelsen në Twitter.

Vendimi u mor pa debat në një takim të ministrave të Europës në Bruksel dhe hyn në fuqi të mërkurën, thanë zyrtarët e BE.

Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës caktoi dy të anëtarët, zëvendësministrin dhe drejtorin e përgjithshëm të inteligjencës, Said Hashemi Moghadam dhe Asadollah Asadi, një diplomat me bazë në Vienë. Emrat e tyre do të shfaqen zyrtarisht në Gazetën Zyrtare të BE të mërkurën dhe me këtë vendim u është "ngrirë" çdo lloj aktiviteti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011465072631836
array(1) { ["section"]=> string(73) "be-fut-ne-listen-e-terrorizmit-sherbimin-e-inteligjences-se-iranit-147948" }