BE i përgjigjet Metës për Reformën në Drejtësi: Euralius ka punuar me integritet të lartë bashkë me partnerët e SHBA, procesi në rrugën e duhur

Publikuar tek: politike, më 21:25 22-05-2019 BE i përgjigjet Metës për Reformën në Drejtësi: Euralius ka punuar me integritet të lartë bashkë me partnerët e SHBA, procesi në rrugën e duhur

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas kritikave të presidentit Meta ditën e sotme, i cili tha se Reforma në Drejtësi ka dështuar dhe se misioni i Euralius është përdorur politikisht.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Delegacioni i BE vlerëson punën e Euralius duke thënë se ai ka punuar me integritet të lartë në Shqipëri së bashku me partnerët e SHBA dhe vendeve të tjera anëtare të BE.

'Reforma në drejtësi po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës. Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Sa i përket veçanërisht krijimit të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që është e rëndësishme që sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me prioritet. Ne jemi të bindur se një detyrë e tillë do të ndiqet plotësisht dhe në kohën e duhur',thuhet ndër të tjera në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

Kemi vërejtur kritika për punën e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja për sektorin e drejtësisë EURALIUS. Profesionalizmi, përkushtimi, puna e madhe dhe integriteti i EURALIUS-it janë për t’u lavdëruar. Ndihma e tyre është provuar e domosdoshme për të çuar përpara agjendën e reformave, duke punuar ngushtësisht me partnerë të tjerë si OPDAT i SHBA-së, ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian. Kjo mbështetje është kerkuar nga autoritetet shqiptare dhe roli monitorues i Komisionit dhe i SHBA-ve u miratua njëzëri nga Kuvendi në kohën e adoptimit të amendamenteve kushtetuese.

Reforma në drejtësi po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës. Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Sa i përket veçanërisht krijimit të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që është e rëndësishme që sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me prioritet. Ne jemi të bindur se një detyrë e tillë do të ndiqet plotësisht dhe në kohën e duhur.

Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. BE-ja do tavazhdojë mbështetjen e saj për procesin e reformës dhe do të sigurojë monitorimin e duhur të standardeve në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024022102355957
array(1) { ["section"]=> string(148) "be-i-pergjigjet-metes-per-reformen-ne-drejtesi-euralius-ka-punuar-me-integritet-te-larte-bashke-me-partneret-e-shba-procesi-ne-rrugen-e-duhur-165337" }