‘BE-ja bëri gabim strategjik’, Ditmir BUSHATI kritika të ashpra skeptikëve, i bashkohet dhe diplomati i njohur europian (DEKLARATAT PËR REFUZIMIN E NEGOCIATAVE)  

Publikuar tek: politike, më 17:14 20-10-2019 ‘BE-ja bëri gabim strategjik’, Ditmir BUSHATI kritika të ashpra skeptikëve, i bashkohet dhe diplomati i njohur europian (DEKLARATAT PËR REFUZIMIN E NEGOCIATAVE)   Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehet i indinjuar me refuzimin e hapjes së negociatave të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë të fundit në ‘’Twitter’’, Bushati konsideron se ky vendimi i KE-së përforcon pozitën e Ballkanit Perëndimor vetëm si vend ‘kandidat’ dhe tashmë është kohë që BE-ja ta konsiderojë këtë rajon jo më si ‘’barrë, por si përgjegjësi’’.

Ish-ministri i Jashtëm iu bashkua kritikës të diplomatit të njohur gjerman Wolfang Ischinger, i cili deklaroi se tërheqja e BE-së nga Ballkani Perëndimor është e njëjta me tërheqjen e SHBA-së nga Siria.  

Mesazhet Ditmir Bushatit  dhe Wolfang Ischingerit për refuzimin e negociatave nga BE:

''Është një gabim strategjik që do të konsolidojë ‘status-quo’ në Ballkanin Perëndimor dhe inercinë e BE-së në hartën e ngatërruar gjeopolitike. BE-ja ta konsiderojë integrimin e Ballkanit Perëndmr si politikë të përgjegjësisë, jo si barrë. Nëse nuk ia del në Europë, atëherë ku do të ketë sukses BE?'' (Ditmir Bushati)

''Strategjia 101: Refuzimi i KE-së për të ftuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërië duhet të shihet në kontekstin e vendimit të tërheqjes së SHBA-së nga Siria. Perëndimi që braktis Ballkanin Perëndimor dhe Lindja e Mesme, të dyja në të njëjtën kohë?! Janë risqe të mëdha të sigurisë gjeopolitike''. (Wolfang Ischingera)


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034037113189697
array(1) { ["section"]=> string(161) "be-ja-beri-gabim-strategjik-ditmir-bushati-kritika-te-ashpra-skeptikeve-i-bashkohet-dhe-diplomati-i-njohur-europian-deklaratat-per-refuzimin-e-negociatave-182809" }