BE jep 120 milion euro për wi-fi falas në të gjithë Europën

Publikuar tek: bota, më 22:59 12-09-2017 BE jep 120 milion euro për wi-fi falas në të gjithë Europën

Bashkimi Europian do të akordojë 120 milionë euro duke nisur nga viti 2018, për të mundësuar instalimin e mijëra kilometrave të rrjetit wifi falas kudo në Evropë, në zona publike si parqe, spitale apo biblioteka në përputhje me një tekst të miratuar sot nga ana e PE.

“Ngrihet shpesh pyetja se çfarë po ndërmerr më konkretisht Evropa, për shtetasit e saj”, vuri theksin sot gjatë debatit para votimit, deputetja konservatore, francezja Anne Sander (LR, groupi PPE). Kjo iniciative është më konkretisht një shembull i një Evrope të dukshme dhe e nevojshme në të përditshmen e evropianëve”, u shpreh ajo e entuziasmuar.

Ky program, në parim u njoftua një vit më parë nga ana e presidentit të Komisionit Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij për ”situatën e Bashkimit Evropian”, synon për të shpërndarë në 6.000 deri në 8.000 qytete dhe fshatra, në të gjithë shtetet anëtare, “bono” prej 20.000 euro, duke mundësuar kryerjen e punimeve për instalimin e rrjetit wifi.

Ideja është për të lehtësuar në maksimum procedurat për të bërë këtë shërbim të aksesueshëm për të gjithë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për sulm të dytë terrorist në Barcelonë? Evakuuohet kisha e famshme
Uragani “Irma” bën kërdinë, shkon në në 45 numri i viktimave »
Article Logic
Execution time: 0.011399984359741
array(1) { ["section"]=> string(65) "be-jep-120-milion-euro-per-wi-fi-falas-ne-te-gjithe-europen-92140" }