BE jep lajmin: Shtyhet takimi për dialogun Kosovë-Serbi (Zbulohet shkaku)

Publikuar tek: bota, më 17:47 25-09-2020 BE jep lajmin: Shtyhet takimi për dialogun Kosovë-Serbi (Zbulohet shkaku) Mirosllav Lajçak

Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, i parashikuar të zhvillohej të hënën më 28 shtator në Bruksel, do të shtyhet.

Shkak mendohet të jetë bërë situata e krijuar nga koronavirusi. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një postim në Twitter.

Një ditë më herët, Lajçak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi midis shefave të dy ekipeve negociatore, Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriq.

Ai ka thënë se temë e diskutimeve do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore midis dy vendeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099561214447021
array(1) { ["section"]=> string(65) "be-jep-lajmin-shtyhet-dialogu-kosove-serbi-zbulohet-shkaku-221661" }