BE kundër Trump, Schulz: Nuk jemi të përgatitur për një president si ai

Publikuar tek: bota, më 15:21 12-03-2016 BE kundër Trump, Schulz: Nuk jemi të përgatitur për një president si ai

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk janë të përgatitur për ardhjen në pushtet të miliarderit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, vlerësoi sot presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

“Evropa nuk është e përgatitur, as SHBA-ja për një president të tillë i cili në këndvështrimin tim nuk zotëron asnjë eksperiencë ndërkombëtare”, deklaroi ai për stacionin e informacionit I-Tele.

“Trump i përket asaj kategorie të qytetarëve që njohim gjithashtu edhe në Evropë, të cilët për çdo lloj situate sakrifikojnë dikë, por kurrë nuk ofrojnë një zgjidhje konkrete”, vlerësoi ai duke bërë një paralelizëm me rritjen e populizmit në Bashkimin Evropian, transmeton Ata.

“Në duart e tij, mjetet me rëndësi në planin politik ose ushtarak që duhet të zotërojë një president i SHBA-së do t’i mundësojnë zgjidhje për vendime tejet të rrezikshme”, theksoi Martin Schulz.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sipërmarrjet gjermane duan të integrojnë refugjatë
Ky është roboti më i ngjashëm me njeriun, madje në dukje nuk ka asnjë ndryshim (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011153936386108
array(1) { ["section"]=> string(75) "be-kunder-trump-schulz-nuk-jemi-te-pergatitur-per-nje-president-si-ai-34910" }