BE la jashtë liste Shqipërinë, mjeku: Vendim politik, ja pse nuk u hapën kufijtë për ne (Krahasimi me Serbinë)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 03-07-2020 BE la jashtë liste Shqipërinë, mjeku: Vendim politik, ja pse nuk u hapën kufijtë për ne (Krahasimi me Serbinë) Grafiket e mjekut Aliahmeti

Epidemiologu Ilir Aliahmeti ka reagur në lidhje me vendimin e BE për hapjen e kufijve dhe lënien jashtë liste të Shqipërisë, ku thekson se ky vendim është marrë për arsye politike.

“Pra, t'i lërë përrallat BE-ja dhe të na thotë që thjesht jeni shtete të neglizhueshme politikisht dhe gjejmë si pretekst Covidin për t'ju izoluar”, thotë ai mes të tjerash.

Kujtojmë se BE vendosi të hapë kufirin me 1 korrik për 14 vende, në Ballkan vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Shqipëria nuk është përfshirë në listë.

Shkruan Ilir Aliahmeti: Politika eshte arti i kerkimit te problemeve, gjetja e tyre kudo, diagnoza e pasakte e tyre dhe aplikimi i trajtimeve te gabuara!"
Cit. Groucho Marx

Miqte e mi!

Vendimet politike te BE-se per mbylljen apo hapjen e kufijve ne kuadrin e COVID-19 duhet te konsiderohen thjesht si te tilla, pra si ... vendime politike!

Le te shohim koeficientin R0 dhe trendin e tij ne kohe per Shqiperine, Maqedonine e Veriut, Serbine dhe Malin e Zi.

?? Shqiperia:

R0 = 1.25
Ecuri me ulje ngritje, por me tendence per te qene relativisht poshte shteteve te tjera.

Kufij te mbyllur!

?? Maqedonia e Veriut:

R0 = 1.12
Ecuri me ulje ngritje, me nje dhemb unik me te larte ne fillim te qershorit.

Kufij te mbyllur!

?? Serbia:

R0 = 1.60
Ecuri me rritje progresive te vazhdueshme qe prej majit.

Kufij te hapur!

?? Mali i Zi!

R0 = 1.86
Ecuri me nje rritje "thike" pas hapjes.

Kufij te hapur!

?? Pra, t'i lere perrallat BE-ja dhe te na thote qe thjesht jeni shtete te neglizhueshme politikisht dhe gjejme si pretekst Covidin per t'ju izoluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096230506896973
array(1) { ["section"]=> string(112) "be-la-jashte-liste-shqiperine-mjeku-vendim-politik-ja-pse-nuk-u-hapen-kufijte-per-ne-krahasimi-me-serbine-212707" }