BE-Ramës për deklaratën e bashkimit me Kosovën: Mos provoko

Publikuar tek: aktualitet, më 11:51 08-04-2015 BE-Ramës për deklaratën e bashkimit me Kosovën: Mos provoko Maja Koçijançiç

Pas Deklaratave të kryeministrit Rama se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i pashmangshëm, ka reaguar edhe Bashkimi Europian nëpërmjet Maja Koçijançiç, zëdhënëses së përfaqësisë se lartë  të BE duke i kërkuar kryeministrit të mos bëjë deklarata që nxisin provokacione.


“Pasi  kemi verifikuar se çfarë ka thënë kryeministri Rama në intervistë, duam të theksojmë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, e konfirmuar nga BE-ja në nivele më të larta. Të gjithë partnerët në rajon vet i kanë përcaktuar karakteristikat për të konfirmuar angazhimin dhe qëllimin që të përmbushin një sërë kushtesh dhe standardesh të BE-së. Angazhimet e mësipërme gjithashtu përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të gjitha deklaratat provokative në këtë kuadër janë të papranueshme ", thuhet në njoftimin e zëdhënëses Koçijnaçiç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja cilët janë 15 shqiptarët më të kërkuar nga Policia Shqiptare, në krye Vladimir Gjuta
Rama: Së shpejti, operacion në sektorin e naftës. “Bankers” do dëmshpërblejë 100%, askush nuk do të zhvatë naftën »
Article Logic
Execution time: 0.010679960250854
array(1) { ["section"]=> string(63) "be-rames-per-deklaraten-e-bashkimit-me-kosoven-mos-provoko-8132" }