Delegacioni i Bashkimit Europian ka ndjekur me interes ngjarjet në Lazarat dhe ka shprehur ngushëllimet për familjarët e fektivit të vrarë të RENEA-s, sikurse ka përshëndetur kurajon e oficerëve të policisë shqiptare për shërbimet ndaj vendit të tyre.
":Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dëshiron të shprehë ngushëllime të sinqerta për familjen e oficerit të vrarë të policisë dhe keqardhje për oficerët e plagosur në operacionin e mëngjesit të sotshëm në Lazarat.
Ne përshëndesim kurajën e oficerëve shqiptarë të policisë që po i shërbejnë vendit të tyre duke e çuar përpara luftën kundër trafikut të drogës dhe do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm të gjithë ata që punojnë në Shqipëri për zbatimin e shtetit ligjor”, thuhet në deklaratëne e Bashkimit Europian.