BE revoltohet me Britaninë për vaksinën anti-Covid, i kërkon llogari AstraZeneca

Publikuar tek: bota, më 18:48 27-01-2021 BE revoltohet me Britaninë për vaksinën anti-Covid, i kërkon llogari AstraZeneca Ilustruese

Dalja nga Bashkimi Europian ka sjellë përplasjen e parë mes BE-së dhe Anglisë.  

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, BE i ka bërë presion kompanisë farmaceutike, AstraZeneca që të prodhojë më shumë doza të vaksinës kundër koronavirusit në mënyrë që të furnizojë nevojat e shteteve anëtare të saj.

BE mendon se po trajtohet si kliente e klasit të dytë, pasi një numër shumë i vogël i vaksinave do t’i jepen në krahasim me atë se çfarë kishin porositur dhe rënë dakord me kompaninë.

Po ashtu BE hodhi dyshime se vaksinat e saj po i jepeshin Britanisë, çka ka sjellë edhe tension mes dy palëve. AstraZeneca ka paralajmëruar se do të jetë në gjendje të japë vetëm 25% të dozave të planifikuara për tremujorin e parë të 2021.

Në të njëjtën kohë, kompania siguroi qeverinë britanike se do të përmbushë premtimin e saj për të dhënë 2 milionë doza në javë për banorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paratë tufa-tufa në çantë, 29-vjeçari shqiptar kapet me mijëra paund që i kishte fshehur në makinë (EMRI)
»
Article Logic
Execution time: 0.013834953308105
array(1) { ["section"]=> string(86) "be-revoltohet-me-britanine-per-vaksinen-anti-covid-i-kerkon-llogari-astrazeneca-236636" }