BE thirrje Turqisë: Shqyrtoni vendimin për Shën Sofinë, do të minojë përpjekjet për dialog dhe bashkëpunim

Publikuar tek: bota, më 22:14 13-07-2020 BE thirrje Turqisë: Shqyrtoni vendimin për Shën Sofinë, do të minojë përpjekjet për dialog dhe bashkëpunim Muzeu i Shën Sofisë

Këshilli i çështjeve të Jashtme të BE dënon vendimin e Turqisë për muzeun e Shën Sofisë (Aja Sofja) i kthyer tashmë në xhami dhe i bën thirrje qeverisë turke të rishqyrtojë vendimin e saj.

Për më tepër, Këshilli udhëzoi Joseph Borel që të përgatisë “masa të mundshme që mund të merren në lidhje me sfidat me të cilat përballemi”.

“Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si Shën Sofia në një xhami. Ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim. Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.

Edhe Greqia ka reaguar në lidhje me këtë çështje.

“Me kërkesën e Greqisë, pati një konsensus të gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj”, tha Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias.

Qipro, Greqia, Franca, Austria, Suedia, Luksemburgu dhe Sllovakia thuhet se kundërshtuan një bisedim euro-turk gjatë debatit. Gjermania, Bullgaria dhe Rumania ishin në favor të dialogut, ndërsa Italia po bënte presion në atë drejtim pa pasur një qëndrim absolut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010045051574707
array(1) { ["section"]=> string(111) "be-thirrje-turqise-shqyrtoni-vendimin-per-shen-sofine-do-te-minoje-perpjekjet-per-dialog-dhe-bashkepunim-213753" }