BE ultimatum Venezuelës: Të organizohen menjëherë zgjedhjet

Publikuar tek: bota, më 08:47 26-01-2019 BE ultimatum Venezuelës: Të organizohen menjëherë zgjedhjet

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur të dalin me një qëndrim të unifikuar lidhur me krizën politike në Venezuelë.

Përmes një deklarate, Brukseli i kërkon regjimit në Karakas të organizojë zgjedhje të parakohshme, përndryshe citohet se BE do të njohë si president liderin e opozitës.

BE po përgatitet për të dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës do t’i kërkojë presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro organizimin sa më parë të zgjedhjeve të reja. Lajmin e kanë bërë të ditur burime diplomatike pranë Unionit, të cilat kanë paralajmëruar se në rast të kundërt, vendet anëtare do të njohin liderin e opozitës Juan Guaido’ si president në detyrë.

“BE dëshiron që zgjedhjet të thirren menjëherë dhe këtu po flasim çështje ditësh dhe jo javësh”, kanë deklaruar burimet. Propozimi për të lidhur njohjen e Guaido’ me zhvillimin e zgjedhjeve u bë nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez dhe menjëherë mori mbështetjen e shumë vendeve të BE’së, mes të cilave Gjermania.

Guaido’ u vetëshpall president në detyrë ditën e mërkurë, gjatë një manifestimi të opozitës dhe qytetarëve që kishin mbushur rrugët e kryeqytetit Karakas.

Ai siguroi menjëherë njohjen e shumë vendeve amerikano-latine si dhe të administratës amerikane.

Ndërkohë, Rusia, Kina, Turqia, Kuba, Meksika dhe Bolivia rikonfirmuan mbështetjen për presidentin në fuqi, Maduro.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011836051940918
array(1) { ["section"]=> string(65) "be-ultimatum-venezueles-te-organizohen-menjehere-zgjedhjet-150364" }