BE vendos të ndihmojë Turqinë me 3 miliardë euro, për refugjatët e Sirisë

Publikuar tek: bota, më 12:29 04-02-2016 BE vendos të ndihmojë Turqinë me 3 miliardë euro, për refugjatët e Sirisë

Shtetet e Bashkimit Europian kanë vendosur të ndihmojnë Turqinë për krizën e refugjatëve, duke i dhënë 3 miliardë euro. Që të 28 shtetet kanë firmosur në Bruksel për ndihmën e Turqisë, pasi edhe Italia ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj këtij problemi.

“Turqia tani mban një nga komunitetet më të mëdha të refugjatëve në botë dhe është e angazhuar për të reduktuar numrin e emigrantëve, të cilët kalojnë në BE”, ka thënë pas vendimit, komisioneri i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ndërsa ai ka vazhduar duke shpjeguar: “Ndihma për Refugjatët në Turqi do të sigurohet direkt për refugjatët, për të siguruar arsim, shërbime shëndetësore dhe ushqim.  Përmirësimin e kushteve të jetës dhe të ofrojë një perspektivë pozitive që do të lejojë refugjatët të qëndrojnë afër shtëpisë tyre”.

Sipars mediave ndërkombetare, 1 miliard euro do të jetë nga buxheti i BE, ndërsa 2 miliardët e tjerë nga shtetet e Bashkimit Europian. Gjermania do të japë shumën më të madhe me 427.5 milion euro, ndërsa shuma të mëdha do të japin edhe Britania e madhe (327.6 milion euro), Franca (309.2 milion euro), Italia (224.9 milion euro) dhe Spanja (152.8 milion euro).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024503946304321
array(1) { ["section"]=> string(78) "be-vendos-te-ndihmoje-turqine-me-3-miliarde-euro-per-refugjatet-e-sirise-31714" }