Beatrix Ramosaj e quan Ledionin “palaço” dhe replikon me Xhemi Shehun: Flasim kur vajza jote të shkojë 20 vjeçe

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:09 26-06-2016 Beatrix Ramosaj e quan Ledionin “palaço” dhe replikon me Xhemi Shehun: Flasim kur vajza jote të shkojë 20 vjeçe

Batutat e Ledion Liços në mbrëmjen e “Top Aëards” nuk janë marrë aspak me sportivitet nga artistët shqiptarë. I pari që shpërtheu në ofendime ndaj Ledionit ishte Noizy.

Por duket se edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj, duket e ofenduar nga batuta e moderatorit se “ajo më në fund e humbi virgjërinë”. Ramosaj replikon me Xhemi Shehun teksa e quan Ledionin “palaço” dhe merr si shembull vajzën e Xhemit. Ja çfarë shkruan ajo:

“E di që ke një vajzë, ta kesh me jetë, më shkruaj kur të jetë 20 vjeç dhe t’ia diskutojnë virgjërinë palaҫot për disa shikues më shumë. Nëse je akoma me këto mend, do më vijë keq për ty. Klm”.

Batuta të ngjashme por edhe më të ashpra shpesh janë bërë edhe në evente madhore si “Oscars” apo “Golden Globe”, por artistët tanë duket të jenë më gjaknxehtë dhe aspak elastik në krahasim me ata botërorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04613995552063
array(1) { ["section"]=> string(114) "beatrix-ramosaj-e-quan-ledionin-palaco-dhe-replikon-me-xhemi-shehun-flasim-kur-vajza-jote-te-shkoje-20-vjece-44650" }