Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen në “MTV EMA”, sfidojnë njëra-tjetrën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:26 27-09-2016 Bebe Rexha dhe Dua Lipa nominohen në “MTV EMA”, sfidojnë njëra-tjetrën

Një moment i veçantë ka qenë për të gjithë shqiptarët publikimi i nominimeve të MTV Europe Music Awards. Dy këngëtare me origjinë shqiptare janë bërë pjesë e listës dhe ato janë Bebe Rexha e Dua Lipa.

Rexha ka arritur të sigurojë dy nominime në kategoritë “Best New” dhe “Best Push”, ndërsa Lipa është nominuar vetëm në kategorinë “Best Push”. Dy shqiptaret do të “përplasen” në kategorinë “Best Push”, ndonëse duke parë të gjithë listën ato nuk janë favorite.

Së bashku me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, janë nominuar midis të tjerëve edhe Charlie Puth, DNCE dhe Lukas Graham. Janë pikërisht këta tre të fundit që konsiderohen favoritë.

Edhe në kategorinë “Best New”, Bebe Rexha duhet të mposhtë konkurrencën e DNCE, Lukas Graham, Zara Larsson dhe The Chainsmokers.

Megjithatë, vota e shqiptarëve në mbarë Europën mund të jetë e rëndësishme për krijueset e hiteve “No Broken Hearts” dhe “Hotter Than Hell”.

Në MTV EMA që prej krijimit të tij në vitin 1994, janë vlerësuar shumë artistë të njohur ku kryeson Justin Bieber me 19 çmime, Eminem me 14 çmime, One Direction 12 çmime, Linkin Park 10 çmime, Dima Bilan, Lady Gaga, Britney Spears dhe Thirty Seconds to Mars me nga 8 çmime.

Votoni për BEBE REXHËN dhe DUA LIPËN

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021523952484131
array(1) { ["section"]=> string(73) "bebe-rexha-dhe-dua-lipa-nominohen-ne-mtv-ema-sfidojne-njera-tjetren-54323" }