Bebe Rexha: E ndjej veten shqiptare, e emocionuar që Shqipëria merr pjesë në “Euro 2016”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:15 31-05-2016 Bebe Rexha: E ndjej veten shqiptare, e emocionuar që Shqipëria merr pjesë në “Euro 2016”

Ajo ka kënduar me Iggy Azalea dhe Nicki Minaj, ka kënduar për David Guetta dhe “Fall Out Boy”.  

Tani Bebe Rexha po fillon të këndojë vetëm, ajo është bërë mjaft e njohur me këngën “No Broken Hearts”. Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Blid’ajo ka zbuluar mjaft detaje nga jeta e saj.

Ju keni filluar të këndoni që në moshën 10 vjeçare. Keni pasur një fëmijëri dhe adoleshencë normale?
Unë isha gjithçka ndryshe nga ata që njohim si fëmijët yll. Unë kam marrë pjesë te shfaqjet e Disneyt, ndërsa që në moshë të re kam marrë pjesë në shkollat e muzikës.

Që femijë ju keni luajtur tre instrumente muzikore?
Po, i kam luajtur tetë vjet bori, më pas piano dhe në fund kitarë. Me piano nuk luaj më shpesh.

Cili është rrjeti juaj më i preferuar social?
Unë postoj rregullisht në Snapchat dhe Instagram. Në Facebook dhe Tëitter më rrallë. Unë e dua Snapchat-in, sepse mund të postoj shumë piktura pa mundësi “Feed”-i.

Prindërit tuaj vijnë nga Maqedonia. Sa ka ndikuar kultura shqiptare në muzikën tuaj?
Ka ndikuar shumë. Që fëmijë kam qenë disa herë atje dhe e flas gjuhën shqipe. Fatkeqësisht jo perfekt, por e ndjej veten si shqiptare. Mendoj se shumë pjesë të muzikës sime janë ndikuar nga vendlindja ime. Si fëmijë kam qenë shpesh pjesë e dasmave festive. (qesh)

A keni kënduar ndonjëherë atje?
Akoma jo, fatkeqësisht. Për këtë verë kisha një ofertë, ku do ishin 60.000 persona, por kisha rezervuar diku tjetër.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në France 2016…
Po, kjo është shumë emocionuese dhe unë jam në kërkim të një të dashuri futbollist. 

Me të vërtetë?
Përfundimisht! Unë përshembull mund të ngushëlloj humbësit.

Nëse nuk do ia dilje në muzikë, do ishe..
Një kuzhiniere! Kur jam në udhëtime blej ushqimin, pasi nuk kam kohë të gatuaj. Në shtëpinë time në Neë York dhe Los Angeles gatuaj shpesh vetë.

Keni kënduar shpesh me këngëtarë të ndryshëm nëpër koncerte. Me cilin jeni ndjerë më mirë?
Me Iggy Azalea, ajo ishte vërtet e mrekullueshme dhe mbi të gjitha shumë e mirë. Edhe me Nicki Minaj jam ndjerë shumë mirë.

Ti dukesh pak si ajo…
Vërtet dukem ashtu? Jo. Vërtet? Nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Vetëm unë e dua stilin dhe performancën e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033064126968384
array(1) { ["section"]=> string(90) "bebe-rexha-e-ndjej-veten-shqiptare-e-emocionuar-qe-shqiperia-merr-pjese-ne-euro-2016-42024" }